Under Header

spot_img

Historike: Gjeorgjia eliminon Francën dhe arrin për herë të parë në çerekfinale të EuroBasket

spot_img
spot_img

Gjeorgjia ka shkruar historinë në EuroBasket 2025, pasi arriti të mposhtë Francën me rezultat 80-70 në fazën e eliminimit direkt dhe të sigurojë për herë të parë një vend në çerekfinale të këtij kompeticioni madhor.

Ndeshja ishte e fortë dhe me shumë emocione por në momentet vendimtare Gjeorgjia tregoi karakter dhe përvojë, duke marrë kontrollin dhe duke mos e lëshuar më deri në fund.

Herojtë e kësaj fitoreje ishin Kamar Baldwin dhe kapiteni Tornike Shengelia, të cilët shënuan nga 24 pikë secili, duke udhëhequr ekipin drejt një triumfi historik. Nga ana tjetër, Franca pati paraqitje të zbehtë krahasuar me pritjet, me Sylvain Francisco si shënuesin më të mirë me vetëm 14 pikë.

Ky sukses ka rëndësi të veçantë, pasi është hera e parë në historinë e basketbollit gjeorgjian që kombëtarja arrin deri në çerekfinale të EuroBasket-it. Më herët, pjesëmarrjet e tyre më të suksesshme ishin ndalur vetëm në fazën e 16-shes, por këtë vit ekipi i drejtuar nga përvoja dhe energjia e lojtarëve kryesorë ka arritur të thyejë barrierën historike.

Në çerekfinale, Gjeorgjia do të përballet me Finlandën e Edon Maxhunit, e cila gjithashtu bëri befasinë duke eliminuar Serbinë. Ky duel pritet të jetë një tjetër sfidë e fortë, ku Gjeorgjia do të kërkojë të vazhdojë ëndrrën e saj në këtë edicion të EuroBasket. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds