Under Header

spot_img

Polonia e Miliçiqit e eliminon Bosnjën e Adisit nga EuroBasket 2025

spot_img
spot_img

Polonia ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të EuroBasket 2025, pasi mposhti Bosnje & Hercegovinën me rezultat 80-72 në fazën e eliminimit direkt.

Ndeshja kishte një simbolikë të veçantë për shkak të përballjes mes dy trajnerëve të njohur: Igor Miliçiq, ish-lojtari i Trepçës, dhe Adis Beçiragiq, trajneri aktual i “Xehetarëve” që këtë verë udhëhoqi Bosnjën.

Bosnja e nisi më mirë dhe mbajti avantazhin në pjesën më të madhe të kohës, madje e mbylli pjesën e parë në epërsi 40-44. Megjithatë, në momentet vendimtare Polonia tregoi më shumë përvojë dhe qetësi, duke përmbysur rezultatin dhe duke marrë në kontroll ndeshjen.

Te polakët shkëlqeu Jordan Loyd me 28 pikë, ndërsa Mateusz Ponitka kontribuoi me 19 të tjera. Nga ana e Bosnjës, më i dalluari ishte Jusuf Nurkić me 20 pikë dhe John Roberson që shtoi 19, por kjo nuk mjaftoi për t’i shpëtuar eliminimit.

Në fund, Miliçiq doli më i suksesshëm se rivali i tij Beçiragiq, duke i dhënë Polonisë një tjetër kapitull të rëndësishëm në këtë kampionat.

Në çerekfinale, Polonia takohet në duelin e vështirë me Turqinë e Ergin Atamanit që sivjet po cilësohet si favorite së bashku me Gjermaninë. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds