Under Header

spot_img

Gjermania mposht Slloveninë dhe kalon në gjysmëfinale të EuroBasket 2025

spot_img
spot_img

Gjermania ka siguruar një tjetër sukses të madh në EuroBasket 2025, duke mposhtur Slloveninë me rezultat 99-91 në çerekfinale dhe duke kaluar kështu në gjysmëfinale, ku do të përballet me Finlandën e Edon Maxhunit.

Skuadra gjermane zhvilloi një lojë solide dhe të balancuar, duke pasur disa lojtarë kyç që morën përgjegjësinë në momentet vendimtare. Franz Wagner ishte më i miri me 23 pikë, ndërsa kapiteni Dennis Schröder kontribuoi me 20 pikë dhe Daniel Theiss shtoi 15 të tjera. Loja kolektive dhe kontrolli në fazat e fundit bënë diferencën për kampionët në fuqi të botës.

Në anën tjetër, Sllovenia u mbështet kryesisht te superylli Luka Donçiç, i cili shkëlqeu me plot 39 pikë, por mungesa e ndihmës së mjaftueshme nga bashkëlojtarët e tij e bëri të pamundur fitoren.

Gjermania tashmë e ka të qartë synimin – vazhdimin e rrugëtimit drejt medaljeve, ndërsa gjysmëfinalja kundër Finlandës premton të jetë një sfidë e fortë dhe emocionuese. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme