Kapiteni i përfaqësueses së Finlandës, Sasu Salin, ka reaguar ekskluzivisht për AsistiOnline.com pas suksesit historik të ekipit të tij që u kualifikua për herë të parë në gjysmëfinale të një EuroBasketi.
Pas fitores ndaj Gjeorgjisë, Salin u shpreh se ndeshja nuk ishte aspak e lehtë, por skuadra e tij tregoi forcë dhe besim deri në fund.
“Po, ishte një ndeshje e vështirë dhe mendoj se luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Gjeorgjia ishte pak më e mirë në disa gjëra. Ata nuk u ndalën së besuari dhe ndonëse të dyja ekipet luftuam shumë, ne ia dolëm në fund,” tha Salin për AsistiOnline.com pas ndeshjes.
I pyetur për ndjenjën që i jep ky sukses historik, kapiteni finlandez u përgjigj shkurt:
“Shumë e mirë.”
Finlanda ka shkruar historinë në EuroBasket 2025, duke u renditur për herë të parë mes katër përfaqësueseve më të mira të kontinentit.
Asistionline.com po e përcjell nga afër organizimin e Eurobasket 2025. Ky udhëtim mbështetet nga sponsori gjeneral Albi Mall, si dhe nga Golden Eagle, Vitabiotics, Bon Voyage dhe Toyota. /AsistiOnline.com/




