Under Header

spot_img

Maxhuni për AsistiOnline: Askush s’besoi por ne po i arrijmë qëllimet

spot_img
spot_img

Pas fitores së madhe që siguroi kualifikimin historik të Finlandës në gjysmëfinale të EuroBasket 2025, emocionet kanë qenë të mëdha brenda kampit finlandez.

Një nga protagonistët kryesorë te Finlanda, Edon Maxhuni u shpreh ekskluzivisht për AsistiOnline.com pas ndeshjes, se ekipi ka tejkaluar çdo parashikim dhe ka bërë histori për basketbollin e vendit nordik.

“Të drejtën t’ju them, s’kam fjalë në këto momente, çfarë ndjenje e mirë. Normal, kemi bërë histori, dmth shumë për basketbollin finlandez. Askush nuk na ka besuar në këto momente, por ne 12 lojtarët dhe stafi kemi besuar dhe këtu jemi. Kemi edhe 2 lojëra për të luajtur dhe besoj që për medalje do të luajmë,” tha ai.

Me këtë sukses, Finlanda ka arritur një etapë ku nuk kishte qenë kurrë më parë, duke e bërë rrugëtimin e saj në këtë kampionat një nga surprizat më të mëdha të turneut.

Asistionline.com po e përcjell nga afër organizimin e Eurobasket 2025. Ky udhëtim mbështetet nga sponsori gjeneral Albi Mall, si dhe nga Golden Eagle, Vitabiotics, Bon Voyage dhe Toyota. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme