Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni, ka dhënë prononcimin e tij pas ndeshjes së humbur ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale të Eurobasket 2025.
Ai ka pranuar se kundërshtari ishte më i mirë dhe i përgatitur taktikisht, duke vlerësuar paraqitjen e yjeve gjermanë si Dennis Schröder dhe Franz Wagner.
“Sonte Gjermania ishte ekipi më i mirë dhe na befasoi taktikisht. Nuk arritëm t’i ndalnim lojtarët kryesorë si Schröder dhe Wagner. Megjithatë, besoj se kemi shanse të mëdha kundër Turqisë ose Greqisë dhe jemi të motivuar për të luftuar për medaljen e bronztë,” tha Maxhuni ekskluzivisht për AsistiOnline.com.
Finlanda tashmë ka siguruar historinë me arritjen deri në gjysmëfinale, por synimi i radhës mbetet medalja e parë në një Eurobasket. /AsistiOnline.com/