Turqia ka arritur një fitore të jashtëzakonshme ndaj rivalit të përbetuar, Greqisë, me rezultatin 94-68 në gjysmëfinale të EuroBasket 2025.
Ky është rikthimi i Turqisë në finale pas 24 vitesh, që nga hera e fundit në 2001 ndaj ish Jugosllvavisë.
Shqiptari Erxhan Osmani shkëlqeu për Turqinë, duke u zgjedhur më i miri i ndeshjes me 28 pikë, 6 kërcime, 2 asistime dhe 1 bllokadë, duke dhënë një kontribut kyç për fitoren e thellë.
Në finale, Turqia do të përballet me Gjermaninë të dielën, një sfidë që premton emocione të mëdha pas triumfit spektakolar të sotëm. /AsistiOnline.com/


