Under Header

spot_img

Ylli nënshkruan me basketbollistin e radhës të huaj

spot_img

KB Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar përforcimin e radhës për sezonin 2025/26, duke nënshkruar me qendrën amerikane Brandon Huffman,

Lojtari i gjatë 2.09 cm dhe me përvojë të konsiderueshme në basketbollin ndërkombëtar, karrierën universitare e nisi tek North Carolina Tar Heels dhe e përfundoi tek Jacksonville State, ku u dallua me shifrat e tij solide në NCAA.

Pas kolegjit ai vazhdoi karrierën profesionale në Turqi, fillimisht me Bornova Belediye ku regjistroi mesatare mbresëlënëse prej 15.8 pikë dhe 13.9 kërcime, ndërsa më pas luajti për Harem Spor ku kontribuoi me 12.7 pikë dhe 9.7 kërcime për ndeshje.

Së fundi ai ishte pjesë e ekipit izraelit Hapoel Eilat në sezonin 2024/25, ku në 32 ndeshje kishte luajtur me mesatare prej 14.4 pikë e 9.6 kërcime për ndeshje.

Me ardhjen e tij në Therandë, Huffman pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të lojës së brendshme të Yllit, duke sjellë forcë fizike nën kosh dhe eksperiencë të vyer për objektivat e klubit në edicionin e ri. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme