Under Header

spot_img

Befasuese: Historia flet për Finlandën në përballje me grekët

spot_img
spot_img

Eurobasketi 2025 i 42 me radhë ishte më i bukuri, më atraktivi, më kualitativi dhe më befasuesi në histori të kësaj gare

24 kombëtaret më të mira evropiane, gjatë 19 ditëve të kaluara luftuan dhe na përgatiën shou dhe kënaqësi fantastike basketbolistike dhe kështu, sot në ditën e fundit në Shaumi Arena të Rigas, na kanë mbetur edhe dy betejat finale për medaljen e bronztë ndërmjet Finlandës dhe Gjermanisë nga ora 16:00 dhe ajo për titull kampioni midis Turqisë dhe Gjermanisë që fillon nga ora 20:00

Për neve shqiptarët që ekipet tona, kombëtaren e Shqipërsië dhe Përfaqësuesen e Kosovës nuk i kemi në Eurobasket, kënaqësi e madhe është se tre përfaqësues tanë që mbrojnë ngjyrat e kombëtareve të Finlandës dhe Turqisë sot do të jenë ndër figurat kryesore në këto beteja për medalje

Edon Maxhuni dhe Finlanda që tashmë kanë arritur suksesin më të madh në histori të basketbollit të këtij vendi fillimisht duke kaluar fazën e grupeve e pastaj marshimin e tyre historik e vazhduan duke deklasuar serbët që është befasia më e madhe e këtij kampionati, pastaj eliminuan Gjeorgjinë e papërshtashme në qerekfinale për tu ndeshur në gjysmëfinale me Gjermanët , kampionët aktual të botës të cilët i mposhtën por sot Finlanda për të cilën po shkëlqen edhe Edon Maxhuni jonë , ka rastin që të fitoj medaljen e bronztë në përballje me Greqinë e udhëhequr nga 2 herë MVP i NBA dhe 1 x kampioni i NBA me Millëaukee Bucks, Giannis Antetekoumpo

Nëse shikojmë historinë e përballjeve direkt midis Susijengi dhe Helenëve, përparësia historike e fitoreve është në anën e finlandezëve që kanë tri fitore e 1 humbje

5 Shtatot 2017 EuroBasket Faza e Grupeve Greqia 77 – 89 Finlanda
9 Shtator 2013 EuroBasket Faza e Grupeve Greqia 77 – 86 Finlanda
1 Shtator 2011 EuroBasket Faza e Grupeve Finland 61 – 81 Greqia
1961 EuroBasket Rrethi kualifikues Greqia 71 – 77 Finlanda

Shpresojmë që sot historia do të vazhdoj dhe të jetë në anën e Edon Maxhunit dhe finlandezëve duke e kurorëzuar ktë kampionat fantastik për Susijengi me medaljen e bronzët dhe kështu, ta kompletoj treshen e shqiptarëve medalist në Eurobasketin 2025, më të bukurin , më atraktivin dhe më befasuesin në histori të kësaj gare ku shqiptarët lanë shenjë të pashlyeshme pasi edhe Erxhan Osmani e Kenan Spahiu me Turqinë tashmë kanë të garantuar medaljen por sot luftojnë për titullin e kampionit dhe medaljen e artë
Për ktë ju flas në vazhdim …në nja analizë më speciale ashtu si Asisti di ta bëjë.

Qëndroni dhe lexoni ASIST-in.

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme