Turqia dhe Gjermania sonte përballen në finalen e Eurobasketit.
Boshnjaku Ademir Zurapoviq do të jetë një nga tre gjyqtarët e ndeshjes finale që zhvillohet nga ora 20:00 në Riga, duke pasur nderin të ndajë drejtësinë në këtë sfidë.
Kjo do të jetë finalja e dytë radhazi e Eurobasketit për Zurapoviqin, pasi ai kishte gjykuar edhe ndeshjen finale të vitit 2022 në Berlin mes Francës dhe Spanjës.
Përveç tij, në finalen e mbrëmjes do të gjykojnë edhe Matthew Leigh Kalli nga Kanadaja si dhe Yohann Rosso nga Franca.
Zurapoviq ka gjykuar një numër të madh ndeshjesh në këtë kampionat, përfshirë edhe gjysmëfinalen mes Greqisë dhe Turqisë.
Gjyqtari më i mirë boshnjak ka drejtuar vitin e kaluar edhe gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike mes SHBA-së dhe Serbisë.
Vlen të ceket se Zurapoviq sivjet gjykoi edhe ndeshjet e play off-it dhe finalet e basketbollit kosovar. /AsistiOnline.com/




