Dennis Schröder është zgjedhur Lojtari më i Vlefshëm (MVP) i EuroBasket 2025, duke udhëhequr Gjermaninë drejt titullit të parë të Evropës që nga viti 1993.
Basketbollisti nga NBA pati një performancë të vazhdueshme gjatë gjithë turneut, derisa sonte në finale realizoi 16 pikë e në të gjitha ndeshjet pati mesatare prej rreth 20.3 pikë dhe 7.2 asistime për ndeshje.
Në gjysmëfinale kundër Finlandës, ai realizoi 26 pikë dhe 12 asistime – një shifër rekord për EuroBasket në këtë fazë – duke i siguruar Gjermanisë vendin në finale.
Në fjalën e tij pas finales, Schröder u shpreh se “finalja ishte test për karakterin dhe përqendrimin” dhe falënderoi ekipin për bashkëpunimin dhe besimin që treguan në momentet vendimtare.
Me këtë çmim MVP, Schröder konfirmon nivelin e tij të lartë ndërkombëtar, duke shtuar këtë trofe në një listë deja të pasur të titujve – përfshirë edhe MVP-në e Kupës Botërore të Basketbollit 2023, ku Gjermania arriti fitoren historike. /AsistiOnline.com/




