Under Header

spot_img

Kapitenia e trofeve, vazhdon me Bashkimin

spot_img
spot_img

Kampioni aktual i basketbollit kosovar femëror Bashkimi ka konfirmuar se kapitenia e ekipit, Aulona Muhadri, do të vazhdojë rrugëtimin e saj me skuadrën portokalli edhe në sezonin e ri.

Në një postim të bërë publik, Bashkimi theksoi krenarinë që ndjen për basketbollisten e rritur në qytetin e Prizrenit, duke e cilësuar si shembullin më të mirë të përkushtimit dhe dashurisë për klubin.

Muhadri, e cila prej vitesh është fytyra udhëheqëse e ekipit, ka qenë protagoniste në periudhën më të suksesshme të Bashkimit. Vetëm në tre vitet e fundit, ajo ka ngritur lart të gjithë trofetë e mundshëm në basketbollin kosovar, duke dëshmuar lidership dhe vazhdimësi në rezultate.

Bashkimi ka paralajmëruar se ky është vetëm fillimi i një sezoni që premton shumë emocione, ku kapitenja Muhadri pritet të jetë sërish shtylla kryesore e skuadrës. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme