Para 24 viteve, ishte Eurobasketi Turqia 2001 kur Turqia dhe Gjermania u ndeshën në gjysmëfinalen super dramatike e cila u vendos pas vazhdimeve në Abdi Ipekqi të Stambollit me ç’rast Turqia triumfoi me rezultat maksimalisht minimal, 79:78 pas lojës shtesë.
Më kujtohet kjo ndeshje fantastike pasi e kisha komentuar asokohe kur me transmetimin e Eurobasketit 2001 në KTV, për herë të parë pas luftës patëm filluar transmetimet e kampionateve evropiane dhe botërore të basketbollit në gjuhën shqipe.
Më kujtohet shumë mirë ajo përballje e jashtëzakonshme midis Dirk Novickit që shënoi double double me 22 pikë e 10 kërcime para se të largohej me 5 personale dhe nga ana tjetër kryetarit aktual të federatës turke të basketbollit, Hidajet Tyrkollut i cili përpak nuk kishte realizuar triple double dhe ndeshjen e kishte përmbyll me 23 pikë, 11 kërcime e 8 asistime, natyrisht pa e harruar edhe koshashënuesin më të mirë të kombëtares turke në atë ndeshje, Ibrahim Kutluayin që kishte realizuar 24 pikë.
Ishte kjo fitore e cila e dërgoj Turqinë në finale asokohe ku u përball me ish Jugosllavinë e mbetur (Sërbia e Mali i Zi) ku turqit pësuan dhe u stolisën me medaljen e argjendtë
Kështu sot, pas plot 24 viteve dhe për herë të parë jashtë shtetit të tyre, Turqia gjendet në finale dhe ka rastin të shpallet kampione por përball do të ketë kampionët aktual botëror , Gjermaninë në përballjen e dy kombëtareve të pamposhtura në ktë Eurobasket.
Pa dyshim se do të jetë kjo një përballje gjigante dhe dramatike pasi të dyja skuadrat janë të pamposhtura deri në finalë — Gjermania dhe Turqia kanë fituar të gjitha ndeshjet e tyre.
Nëse shikojmë përballjet direkte në ndeshjet zyrtare të FIBA-së, këto dy kombëtare janë takuar 11 herë ku Gjermania ka fituar 7 herë dhe Turqia ka 4 fitore.
Pra, historikisht, Gjermania ka një avantazh të lehtë në përballjet e tyre në FIBA kurse në ndeshjen e fundit mes tyre, që ishte përballje përgatitore për EuroBasket 2025, Gjermania fitoi me rezultat të ngushtë 73‑71, më 15 gusht 2025.
Pa dyshim se do të jetë kjo një përballje e mrekullueshme ku po ndeshen dy kombëtaret me formën më të mirë aktualisht dhe sikurse kisha parashikuar edhe në fillim të këtij kampionati , janë pikërisht këto dy kombëtare që do të luftojnë për titull.
Dëshira ime do të ishte që Turqia për t’cilën luajnë dy shqiptarët, Kenan Spahia dhe Erxhan Osmani të stoliset me medaljen e artë dhe për herë të parë në histori të shpallet kampione duke i falënderuar edhe Kenanit nga Prishtina dhe Erxhanit nga Tropoja i cili karrierën e basketbollit e kishte nis në Bashkim të Przirenit para se të merrte rrugën drejt majave evropiane me Efesin dhe tash kombëtaren turke.
Turqia – Gjermania do të jetë një finale e fortë, me përballje të fuqishme ku do të përballen direkt Schröder e Ëagner nga njëra anë dhe nga ana tjetër tandemi i kullave binjake Şengun/Osmani.
Sipas mendimit tim finalen nëse Turqia arrijnë ta imponojë ritmin përmes trepikëshave dhe lojës së hapur duke e zgjëruar mbrojtjen gjermane, duke krijuar hapësirë për depërtimet e Shengunit që pastaj po asiston në brendi te Erxhan Osmani ose po e nxjerr topin jashtë për treshe atëhjerë Gjetrtmania do të ketë shumë telashe por nëse Gjermania e vendos kontrollinmpërmes organizimit të lojës nga Schroder dhe e ngadalëson ritmin e lojës, pasi kjo nuk i konveonn turqve atëherë mund ta detyrojë Turqinë të bëjë gabime dhe të shfrytëzoj ktë që përmes gjuajtjeve të lira dhe ngarkesës me faula t’oi shmaget ritmit të shpejtë të lojës.
Faktor kryesor do të jetë ndalja e tandemit Schröder dhe Ëagner por edhe mbyllja e qendrës Thies. Shikuar në përgjithësi, presioni është te Turqia e cila ende nuk ka trofe qoftë evropian apo Botëror, kurse Gjermania është kampione aktuale e Botës dhe është më e relaksuar.
Prap e përsëris, duke marrë parasysh situatën psikologjike dhe formën, unë e shoh Gjermaninë si favorite të lehtë por Turqia me ritmin e mrekullueshëm sivjet në kampionat dhe sidomos pas fitores shkatërruese ndaj grekëve ka mundësi të fillon mirë dhe furisahëm, dhe nëse e kapë vetëbesim dhe e shfrytëzon zbrastësin që gjermanët nganjëherë e lejojnë në mbrojtje atëherë mund të fiton titullin e parë.
Turqia apo Gjermania ktë do ta shohim sonte nga ora 20 në Artmotion, në kanalin TRT Spor.