Under Header

spot_img

EUROBASKETI 2025 MË KUALITATIVI NË HISTORI – EUROBASKET I SHQIPTARËVE

Erxhan Osmani dhe Kenan Spahia te Turqia dhe Edon Maxhuni te Finlanda kanë bërë histori dhe na kanë bërë krenar

spot_img
spot_img

(Asistionline) – Eurobasketi 2025 i 42-të me radhë ishte më i bukuri, më atraktivi, më kualitativi dhe më befasuesi në histori të kësaj gare dhe për më tepër, për neve shqiptarët ishte më i rëndësishmi sepse shkëlqyen përfaqëusesit tanë që luajnë për kombëtaret tjera.

Pasi ekipet tona, kombëtaren e Shqipërisë dhe Përfaqësuesen e Kosovës nuk i patëm në Eurobasket, kënaqësi e madhe ishte që tre përfaqësuesit tanë që i mbrojnë ngjyrat e kombëtareve të Finlandës dhe Turqisë ishin ndër figurat kryesore në sukseset e ekipeve të tyre.

Edon Maxhuni dhe Finlanda kanë arritur suksesin më të madh në histori të basketbollit të këtij vendi duke kaluar fazën e grupeve dhe pastaj marshimin e tyre historik e vazhduan duke deklasuar serbët që ishte befasia më e madhe e Eurobasketit 2025, ndërkohë eliminuan Gjeorgjinë e papërshtatshme në çerekfinale për t’u ndeshur në gjysmëfinale me Gjermanët , kampionët aktual të botës që e mposhtën Finlandën e cila fatkeqësisht pësoi edhe nga Greqia në betejë për medaljen e bronztë. Megjithatë, ishte kjo paraqitje më e suksesshme në histori të këtij vendi dhe pjesë e rëndësishme e këtij suksesi ishte Edon Maxhuni, i biri i ish-basketbollistit tonë të njohur Besimit dhe nipi i njërit prej më të mirëve të gjitha kohëve, Bekim Maxhunit.

Megjithatë, suksesin më të madh e arritën tropojani Erxhan Osmani i cili karrierën e filloi në Junior 06 i Ramush Rushitit të Prizrenit prej nga shtegëtoi në Turqi dhe mori rrugën drejt majave evropiane me Efesin e pastaj edhe me kombëtaren turke, si dhe prishtinasi Kenan Spahia të cilët e fituan medaljen e argjendtë dhe për pak u iku e arta dhe titulli histori të cilin Turqia ende po e pret.
Në veçanti duhet përmend shfaqjen fantastike-shkencore të Erxhan Osmanit në gjysmëfinale kundër Greqisë.

Ishte kjo ndeshja më e mirë në karrierë e Osmanit me përfaqësuesen e Turqisë e cila e dërgoi kombëtaren e “gjysmëhanës dhe yllit” në finale
Erxhani gjysmëfinalen kundër grekëve e nisi në mënyrë të zjarrtë duke shënuar 4 trepikësha radhazi në çerekun e parë, me total prej 14 pikëve kurse në ktë duel luajti edhe mbrojtje fantastike ndaj megayllit të NBA, Giannis Antetokounmpos të cilin e limitoi në vetëm 12 pikë.
Me 28 pikë të realizuar dhe përqindje të hatashme nga loja me realizim prej 73% (11/15) duke qëlluar 6 trepikësha nga 8 tentime, duke shtuar 6 kërcime, 2 asistime, 2 topa të vjedhur dhe 1 bllokadë me indeks prej plus 33, ai u shpall MVP i gjysmëfinales dhe hero i kualifikimit të Turqisë në finbalen e një Eurobasketi pas plot 24 viteve.
Shikuar në përgjithësi në EuroBasket 2025 ai kishte mesatare prej 9.8 pikëve, 4.6 kërcimeve dhe 1.4 asistimeve
Pa dyshim se kjo ishte performansa më e mirë e një basketbollisti shqiptar në histori të EuroBasketave e cila u kurorëzua me medalje të argjendtë.

Gjithashtu, u dallua edhe Kenan Spahia i cili ishte një nga lojtarët kyç për ekipin e basketbollit të Turqisë gjatë EuroBasket 2025, duke kontribuar në mënyrë të rëndësishme si në fazën e kualifikimeve ashtu edhe në fazën finale të turneut.

Në ndeshjen e fazës grupore kundër Letonisë, Kenani luajti 28 minuta, duke shënuar 19 pikë, duke realizuar 6 nga 6 gjuajtje nga fusha, përfshirë 5 nga 5 trepikësha dhe duke kontribuar gjithashtu me 4 kërcime dhe 3 asistime.
Kenan Spahia ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm për ekipin e Turqisë dhe trajnerin Ataman, duke luajtur një rol kyç si organizues i lojës dhe kontribuues në sulmme mesatare prej 6.4 pikëve, 2 kërcimeve dhe 4 asistimeve dhe një indeks mesatar prej plus 10.
Pa dyshim se tandemi shqiptarë Kenani e Erxhani ishin halkë e rëndësishme në suksesin e kombëtares turke në Eurobasket 2025 dhe fitoren e medaljes së argjendtë.

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme