(Asistionline) – 76 ndeshje të 24 kombëtareve për 19 ditë të kënaqësive fantastike basketbollistike, të Eurobasketit 2025 përfunduan të dielën mbrëma me finalen antologjike midis Turqisë dhe Gjermanisë
11.000 shikues në Xiaomi Arena në Riga të Letonisë dhe afro 1 miliard shikues në mbarë Botën ishin dëshmitar të përmbylljes fenomenal të kampionatit të 42-të të Evropës në basketboll, më të mirit, më të bukurit, më interesantit , më dramatikut dhe më befasuesit në historinë 90 vjeçare të kësaj gare
Gjermania u shpall kampione e Evropës në basketboll pasi mposhti Turqinë me rezultat 88:83 pas një finaleje fantastike dhe dramatike ku pati 15 ndryshime të avantazhit dhe 11 barazime kurse Turqia ishte në epërsi gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, megjithatë Gjermania përmbysi gjithçka në minutën e fundit duke i falënderuar playmakerit Denis Schröder dhe 6 pikëve të tij rresht.
Kur kishin mbetur 1:15 min deri në fund, pran rezultatit 83:82 për Turqinë, Schröder mori përgjegjësinë mbi vete dhe nisi serinë triumfale e cila i solli “pancerëve” titullin e kampionit të Evropës.
Fillmisht, ai depërtoi në dyhapësh për 83:84 duke e rikthyer avantazhin për herë të 15 dhe të fundit në ktë duel. Në vazhdim, pas huqjes së yllit turk Alperen Sengun nga ana tjetër Schroder shënoi një tjetër dypikësh nga pozita e vështirë dhe krejt në fund pasi u faulua i ekzekutoi pa gabim të dy gjuajtjet e lira për rezultatin finale Gjermania 88, Turqia 83.
Është ky titulli i dytë i kampionit të Evropës për Gjermaninën pas atij të fituar në vitin 1993 para publikut të vet në Berlin kurse për Turqinë është kjo medalja e dytë e argjendtë pas asaj në Eurobasketin Turqia 2001, kur para 24 viteve në Stamboll ishte mposhtur nga ish Jugosllavia.
Vendin e tretë dhe medaljen e bronztë e fitoi Greqia për të cilën ishte kjo medalja e parë që nga vitit 2009 kurse vendin e katërt dhe suksesin historik e arriti Finlanda e Edon Maxhunit e cila për pak nuk arriti të shkakton senzacion në fund të finales për vendin e tretë kur nga minusi prej 17 pikëve, kur kishin mbetur vetëm edhe 5 sekonda lojë, e afroi rezultatin në vetëm 1 pikë (90:89) megjithatë, me dy gjuajtjet e lira të NBA yllit grek Giannis Antetokounmpo helenët e ngritën epërsinë në 92:89 kurse ylli finlandez Micke jantunen e huqi tentimin për treshe dhe kështu Greqia u stolis me medalje pas plot 16 viteve.
Sidoqoftë, ishte ky sukses historik për Susijengi aka Llava e Ujqërve si e kanë nofkën finlandezët pasi për herë të parë në histori u kualifikuan në gjysmëfinale dhe luftuan për trofe
Duhet theksuar se MVP i Eurobasketit 2025 u shpall Dennis Schröder i Gjermanisë, kapiteni dhe lideri i padiskutueshëm, sidomos në finale kuk edhe shënoi 6 pikët e fundit për titull kampioni.
Pesëshja më e mirë (All-Star Five) e Eurobasketit 2025 u shpall
Dennis Schröder (Gjermani), Franz Ëagner (Gjermani), Alperen Şengün (Turqi), Giannis Antetokounmpo (Greqi) dhe Luka Dončić (Slloveni)
Befasitë më të mëdha të Eurobasketit 2025 ishin pa asnjë dyshim,
• Eliminimi i Serbisë nga Finlanda në 1/8 e finales. Serbët që shiheshin si favorit për titull mbetën me gishta në gojë pasi Lauri Markkanen me 29 pikë udhëhoqi Susijengit drejt sensacionit më të madh në ktë Eurobasket
• Sensacioni i dytë më i madh ndodhi gjithashtu në 1/8 e fiunales ku kësaj radhe Gjeorgjia eliminoi Francën, nënkampionen e Eurobasketit 2022 për të caktuar çerekfinalen me Finlandën
• Befasia e tretë më e madhe ishte fitorja e Britanisë së Madhe ndaj Malit të Zi (89:83) në fazën e grupeve në Tampere ku AsistiOnline ishte oprezent në ktë ndeshje dhe eliminimi befasues i malazezëve nga kampionati. Ishte kjo fitorja e parë e britanikëve në EuroBasket pas plot 12 vitesh.
• Eliminimi i Spanjës, kampiones aktuale evropiane, në fazën e grupeve. Përkundër faktit se spanjollët kanë skuadër të re të cilëne kanë përtëritur dhe nuk është prit që të konkurojnë për gjysmëfinale megjithatë parashikimet ishin që ata ta kalojnë fazën e grupeve, gjë të cilën nuk e arritën.
Shënuesi më i mirë i kampionatit ishte Luka Donçiq (Slloveni) me mesatare prej 31.3 pikë për ndeshje kurse kërcyesi më i mirë ishte Nikola Vuçeviq (Mali i Zi) 11.6 kërcime për ndeshje
Paraqitje të jashtëzakonshme pati Lauri Markkanen (Finlandë) me 43 pikë për vetëm 23 minuta lojë kundër Britanisë së Madhe kurse Luka Donçiq realizoj triple-double në fitoren e Sllovenisë kundër Belgjikës (86:69) duke shënuar 26 pikë, 10 kërcime dhe 11 asistime.
Ky ishte vetëm triple-double-i i katërt i regjistruar në EuroBasket që nga viti 1995.
1. Stojko Vrankoviq (Kroacia) 1993 12 p, 13 krc , 10 bllokada (e papërsëritur deri tash)
2. Toni Kukoq (Kroacia) 1995 15 p, 12 krc, 11 ast
3. Rareș Mandache (Rumania) 2017 14 p, 11 krc, 10 ast
4. Mateusz Ponitka (Polonia) 2022 26 p, 16 krc, 10 ast
5. Luka Dončić (Slovenia) 2025 26 p, 10 krc, 11 ast (faza e grupeve)
6. Alperen Şengün (Turqia) 2025 19 p, 12 krc, 10 ast (vs Poland, çerkefinale)
E veçantë e këtij kampionati ishte se kampionia e re Gjermania mbetet skuadra e vetme e pamposhtur (9‑0) kurse nënkampionia Turqia humbjen e vetme e pësoi në finale (8-1)
Gjithashtu duhet theksuar se Giannis Antetokounmpo me super formën e tij dhe double double monstruoz prej 30 pikëve e 17 kërcimeve në ndeshjen për medaljen e bronztë i solli fitoren dramatike Greqisë në përballje me Finlandën për të cilën ishte ky sukses historik nën udhëheqjen e treshes Markkanen, Jantunen dhe Edon Maxhuni i ynë.
E pjesë e këtij suksesi në vendin e ngjarjes , në Tampere të Finlanmdës ishte edhe ekipi i ASISTIT që solli raportime dhe intervista ekskluzive të kombëtares e cila sivjet bëri histori së bashku me Edon Maxhunin tonë




