Në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Liburnia Kup, Dinamo Zagrebi i drejtuar nga ish trajneri i Prishtinës dhe selektori i Kosovës Damir Mulaomeroviq, mposhti Shibenikun me rezultat 98–90 pas dy vazhdimeve.
Ky triumf i siguroi Dinamos një vend në finale dhe kualifikimin për pjesëmarrje në European North Basketball League (ENBL) për sezonin 2025–26, aty ku luajnë Prishtina dhe Peja.
Ky rezultat ka rëndësi të madhe për Dinamo Zagreb, pasi i mundëson atyre të konkurrojnë në një ligë ndërkombëtare prestigjioze si ENBL.
Nesër vendoset se a do jetë Dinamo Zagreb në grupin e Pejës apo Prishtinës. /AsistiOnline.com/


