Under Header

spot_img

Amzil: Jemi gati të bëjmë histori për këtë vend dhe këtë klub

spot_img
spot_img

Trepça ndodhet në Bullgari, ku të hënën nis garimin në Basketball Champions League ndaj një kundërshtari të fortë – kampionëve holandezë, Den Bosch Heroes.

Para kësaj ndeshjeje, për AsistiOnline.com ka folur amerikano-finëzi Mustafa Amzil, i cili prej gati një muaji është pjesë e “xehetarëve”.

“Jemi përgatitur shumë mirë, kemi parë video të ekipit, e dimë si luajnë dhe çfarë aksione përdorin. Jemi të emocionuar, të gjithë në këtë ekip janë gati të bëjnë histori për këtë vend dhe për këtë klub. E dimë që ata luajnë fort dhe çdo ndeshje do të jetë e vështirë, por ne do të luajmë në stilin tonë dhe do ta fitojmë,” u shpreh Amzil.

Ai foli edhe për punën me trajnerin Adis Bećiragić, i cili iu bashkua skuadrës pak ditë më parë:

“Ka qenë shumë mirë, ashtu siç e prisja. Çdo stërvitje është e vështirë, ai na shtyn dhe nuk na lë të jemi dembelë asnjë ditë. Kjo është ajo që prisja, për këtë erdha dhe po e shijoj.”

Trepça do të kërkojë të kalojë raundin kualifikues për FIBA Champions League, ku vitin e kaluar arriti deri në gjysmëfinale, ndërsa këtë sezon synon edhe më shumë.

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme