Kampionia aktuale e Kosovës Trepça, ka mbërritur sot gjatë mesditës në Samokov të Bullgarisë.
Mitrovicasit të hënën zhvillojnë çerekfinalen e kualifikimeve të Ligës së Kampionëve ndaj ekipit holandez Heroes Den Bosch.
Ndeshja fillon nga ora 20:00 dhe ekipi mitrovicas sot është dukur tejet i motivuar para nisjes, derisa AsistiOnline.com e ka ndjekur nga afër nisjen e tyre nga qyteti i ”Minatorëve”, duke sjellë pamje dhe intervista ekskluzive nga atje.
Nesër vazhdojmë me intervista dhe deklarime ekskluzive, ku tjetër? përpos se në AsistiOnline.com, andaj qëndroni me ne.




