Under Header

spot_img

Tmushiq thotë se do të tregojnë se meritojnë Ligën e Kampionëve

spot_img
spot_img

Trepça do të zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare të sezonit në kualifikimet e Basketball Champions League, ku përballë do të ketë ekipin e fortë holandez, Den Bosch.

Në prag të kësaj sfide, lojtari i gjelbër e zi, Mikhaile Tmusic, foli për pritshmëritë dhe përgatitjet e ekipit.

“Gjatë gjithë verës kemi punuar shumë mirë. Kemi pasur ndeshje të mira përgatitore, si ajo kundër Bashkimit. Natyrisht, është fillimi i sezonit dhe askush nuk është ende në formën maksimale. Por e dimë që do të përballemi me një ekip të mirë, të ri, që do të luajë me shumë energji. Ne duhet të përgjigjemi me agresivitet dhe të tregojmë forcë. Mbi të gjitha, duhet të dëshmojmë se i përkasim kësaj lige,” u shpreh Tmusic.

Ai foli edhe për përshtatjen e lojtarëve të rinj me grupin dhe harmoninë brenda ekipit:

“Sigurisht që na duhet më shumë kohë, pasi nuk e kishim trajnerin kryesor me ne gjatë gjithë kohës, për shkak të angazhimeve me kombëtaren. Por lojtarët janë njerëz shumë të mirë dhe kimia është e mirë. Mendoj se kemi bërë punë të mirë deri më tani,” tha ai.

Trepça do të kërkojë të shkruajë historinë në garat evropiane, duke filluar nga sfida ndaj Den Bosch. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme