Under Header

spot_img

Torcida do të udhëtojë në Bullgari për të përkrahur Trepçën

spot_img
spot_img

Trepça do të ketë përkrahjen e saj më të madhe edhe në garat evropiane. Torcida Mitrovicë, tifozeria e organizuar dhe shumë aktive e gjelbër e zinjve, pritet të udhëtojë drejt Samokovit të Bullgarisë, aty ku të hënën Trepça do të përballet me Den Bosch në kualifikimet e Basketball Champions League.

Ndeshja e parë zyrtare e sezonit për Trepçën është një sfidë e vështirë, por prania e Torcidës në tribuna pritet të japë një motiv shtesë për lojtarët e ekipit mitrovicas.

Tifozët e Trepçës njihen për atmosferën elektrizuese dhe mbështetjen e pakushtëzuar që i japin skuadrës së tyre, si në palestrën “Minatori”, ashtu edhe në ndeshjet jashtë vendit.

Torcida do të jetë zëri dhe forca shtesë e Trepçës në përballjen e rëndësishme ndaj kampionëve të Holandës, duke treguar edhe një herë se besnikëria e saj nuk njeh kufij. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme