Under Header

spot_img

Trepça u nis drejt Bullgarisë për Basketball Champions League

spot_img
spot_img

Skuadra e Trepçës sot është nisur për në Samokov të Bullgarisë, ku do të marrë pjesë për herë të dytë radhazi në Basketball Champions League.

Mitrovicasit vijnë në këtë edicion me kujtimin e suksesit të vitit të kaluar, kur arritën deri në gjysmëfinale, duke dëshmuar se mund të përballen denjësisht me rivalët e fortë evropianë. Këtë sezon, klubi shkon me më shumë përvojë dhe përgatitje, duke synuar një tjetër paraqitje dinjitoze në arenën ndërkombëtare.

Nga klubi është theksuar se prania e tifozëve të zjarrtë të Trepçës do të ndihet edhe në Bullgari, duke i dhënë skuadrës forcën dhe energjinë që zakonisht e marrin në Mitrovicë.

🔰 TrepcaEKosoves

 

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme