Under Header

spot_img

Chad Brown: Çdo posedim do të vendosë – mund të bëjmë histori me Trepçën

spot_img
spot_img

Trepça po përgatitet për sfidën e rëndësishme në Samakov ndaj ekipit holandez Den Bosch, në kuadër të Basketball Champions League.

Qendra amerikane, Chad Brown, që këtë sezon është një nga afrimet më të bujshme te mitrovicasit, ka dhënë përshtypjet e tij për ndeshjen e radhës.

“Mendoj se gjithçka do të vendoset nga çdo posedim. Çdo posedim do të ketë rëndësi, në sulm dhe në mbrojtje. Duhet të qëndrojmë te principet tona dhe të luajmë mbrojtje të fortë. I respektojmë ata, i kemi analizuar shumë me video. Është ekip që luan shpejt në tranzicion, ndaj duhet të kthehemi shpejt në mbrojtje dhe të komunikojmë. Jam shumë pozitiv për ekipin tonë. Ky është klub që ka fituar kampionate dhe jam i emocionuar që jam pjesë e tij. Mendoj se mund të bëjmë diçka speciale, të shkruajmë histori për vendin dhe për klubin”, u shpreh Brown për AsistiOnline.com.

Ai foli edhe për punën me trajnerin Adis Bećiragić, i cili u kthye së fundi nga Eurobasket:
“Trajneri ka shumë përvojë dhe është shumë i mençur. E njeh basketbollin dhe ka fituar tituj. Është njeri i mirë, por edhe trajner i shkëlqyer. Thjesht duhet ta dëgjosh dhe t’i besosh sistemit të tij.” /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme