Under Header

spot_img

Damir Mulaomeroviq me Dinamo Zagrebin në ENLB, zgjedhin për kundërshtar Prishtinën

spot_img

Dinamo Zagrebi ka arritur një sukses të madh në turneun Liburnia Cup, duke fituar ndeshjen vendimtare ndaj Alkarit 77-52 dhe duke siguruar kështu pjesëmarrjen në sezonin e rregullt të European North Basketball League (ENBL).

Skuadra nga kryeqyteti kroat drejtohet nga emri i njohur i basketbollit ballkanas, Damir Mulaomeroviq, ish-selektor i Kosovës dhe ish-trajner i KB Prishtinës. Për Dinamon ky është një hap i madh, pasi përveç kualifikimit, ata tashmë kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve. Pikërisht trajneri kroat ka qenë ai që ka zgjedhur kundërshtarin – mes Pejës dhe Prishtinës – dhe ka vendosur të përballet me ish-ekipin e tij, KB Prishtinën.

Kjo e bën ndeshjen akoma më interesante, pasi Mulaomeroviq do të rikthehet përballë klubit ku ka lënë gjurmë si trajner, ndërkohë që për Prishtinën do të jetë një sfidë e veçantë kundër një figure që e njeh shumë mirë.

Karriera e Mulaomeroviq si lojtar është një nga më të spikaturat në rajon. Ai ka qenë një prej organizatorëve më të mirë të lojës në vitet ’90 dhe 2000, duke luajtur për klube të mëdha evropiane si: Efes Pilsen, Real Madrid, Panathinaikos, Cibona dhe PAOK, ndërsa është shpallur edhe kampion i Greqisë e Turqisë. Po ashtu, ai ka qenë pjesë e Kombëtares së Kroacisë dhe më vonë ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si trajner.

Fitorja e Dinamos dhe zgjedhja e Mulaomeroviqit për t’u përballur me Prishtinën siguron një duel emocionues për tifozët, ndërsa pjesëmarrja në ENBL është një mundësi e madhe për skuadrën kroate të dëshmojë potencialin e saj në arenën ndërkombëtare. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme