Skuadra e Trepçës tashmë po përgatitet për ndeshjen në Samakov, ku i pret një sfidë e vështirë në kuadër të Basketball Champions League.
Basketbollisti amerikan, Jacory Pane, në një prononcim për AsistiOnline.com është shprehur se ekipi është gati dhe se pret që plani i punuar gjatë përgatitjeve të japë rezultat.
“Pres vetëm të dalim dhe të bëjmë atë që kemi punuar deri tash. Jemi duke u përgatitur tashmë për një muaj, së bashku me trajnerin që erdhi menjëherë pas punës me kombëtaren. Është një kundërshtar i fortë, por kemi një plan të mrekullueshëm loje dhe mbetet ta zbatojmë”, tha Pane.
Ai foli edhe për bashkëpunimin me trajnerin Adis Bećiragić: “Ka qenë e shkëlqyer, njeri shumë i mirë brenda dhe jashtë fushës. Shumë inteligjent. Edhe ai ka qenë organizator si unë, kështu që më pëlqen të mësoj prej tij. Do të jetë një sezon i shkëlqyer.” /AsistiOnline.com/




