Under Header

spot_img

Lajme fantastike për Trepçën para përballjes me Den Boschin!

spot_img
spot_img

Lajme të mira për ekipin tonë kosovar Trepçën, para përballjes së nesërme evropiane.

AsistiOnline.com ka mësuar se dyshja e lojtarëve të huaj, Shawn Jones dhe Adnan Arslanagić, janë rikuperuar plotësisht dhe do të jenë të gatshëm për duelin e madh ndaj kampionëve të Holandës.

Të dy kishin pësuar lëndime të lehta gjatë një ndeshjeje miqësore me Bashkimin, por tashmë janë stërvitur normalisht dhe trajneri Adis Beçiragiq do të mund të llogarisë në shërbimet e tyre në sfidën vendimtare në Samakov.

Ky është një lajm shumë pozitiv për mitrovicasit, të cilët kërkojnë të shkruajnë histori në Basketball Champions League. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme