Under Header

spot_img

Mehmeti beson se Trepça ka ekip të fortë për ti kaluar kualifikueset e Championsit

spot_img
spot_img

Legjenda e Trepçës, Artan Mehmeti, ka folur para sfidës së rëndësishme që kampionët e Kosovës do ta zhvillojnë ndaj Den Boschit në Samakov të Bullgarisë, në kuadër të Basketball Champions League.

“Trepça, si kampione aktuale e Kosovës, për herë të dytë radhazi është pjesë e BCL-së. Këtë herë përballë ka një kundërshtar shumë të fortë, kampionin e Holandës në dy vitet e fundit, që tashmë e ka nisur sezonin duke fituar bindshëm edhe Superkupën. Por unë besoj se ekipi ynë ka forca dhe kualitet për ta përballuar”, tha Mehmeti për AsistiOnline.com.

Ai theksoi se përbërja e këtij sezoni sjell kombinimin mes lojtarëve të rinj të huaj dhe bërthamës vendore, gjithmonë nën drejtimin e trajnerit Adis Bećiragić.

“Është ekip i balancuar, me energji dhe përvojë. Plus, kanë edhe mbështetjen e qindra tifozëve të flaktë të ‘Torcidës’, që do të jenë pranë tyre në Bullgari. Kjo është një forcë e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Në fund, Mehmeti dha edhe mesazhin e tij të qartë: “Pritet të jetë një ndeshje e fortë, një test i vërtetë për Trepçën. Por unë uroj dhe shpresoj që djemtë tanë ta fitojnë këtë ndeshje dhe të kalojnë më tej. Do të ishte një moment historik për klubin dhe për basketbollin e Kosovës.” /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme