Klubi i basketbollit për femra Junior 06 Prizren ka zyrtarizuar afrimin e tri lojtareve të reja të huaja.
Ekipi prizrenas që do jetë në edicionin e dytë pjesë e Superligës, ka prezantuar tri transferet që do të jenë pjesë e skuadrës për sezonin e ri.
Me një njoftim në faqen zyrtare, klubi ka mirëpritur basketbollistet Mone, Shaniya dhe Lauren.
Ekipin do ta drejtojë edhe sivjet trajneri i ri prizrenas Arbër Rushiti.