Under Header

spot_img

Trepça mposhtet nga Den Boschi, eliminohet nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve

spot_img
spot_img

Kampionia aktuale e Kosovës Trepça, e ka nisur me disfatë aventurën e sivjetme në garat evropiane.

”Xehtarët” janë mposhtur nga kampioni i Holandës Heroes Den Bosch në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, duke e përfunduar që në start rrugëtimin e tyre këtu.

Ndeshja nisi shumë mirë për ekipin tonë kosovar që e fitoi çerekun e parë 19-27, por i dyti ishte shumë i dobët me rikthimin e holandezëve (21-9) dhe pjesa e parë u mbyll 40-36 në favorin e Den Bosch.

Dominimi i kipit holandez vazhdoi edhe në pjesën e dytë (24-20, 16-12) dhe kështu fitorja me meritë ju takoi atyre.

Jacori Payne me 15 pikë, Chad Brown me 11 dhe Drilon Hajrizi me 10 pikë, u dalluan te Trepça me pikë dyshifrore.

Derisa te Den Bosch, Kerwin Walton kishte 15 pikë, si dhe Keevan Velnot shtoi 13 të tjera.

Trepça me këtë humbje eliminohet nga Liga e Kampionëve dhe do të luajë në grupet e FIBA Europe Cup. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds