Under Header

spot_img

Trepça sonte në sfidën e madhe ndaj kampionit të Holandës, Heroes Den Bosch

spot_img
spot_img

Mitrovica është me sytë nga Samokovi i Bullgarisë, aty ku sonte Trepça do ta zhvillojë përballjen e parë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve në basketboll.

Përballë “xehetarëve” do të jetë kampioni i Holandës, Heroes Den Bosch – një prej klubeve më të trofeshëm në këtë vend.

Ndeshja pritet të nisë nga ora 20:00, ndërsa një fitore e Trepçës do ta afronte ndjeshëm skuadrën drejt fazës së grupeve të kësaj gare prestigjioze evropiane.

Përkrahja nuk do të mungojë as në Bullgari, pasi krahas ekipit kanë udhëtuar edhe tifozët e zjarrtë të “Torcidës”, të njohur për energjinë dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj skuadrës mitrovicase. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme