Under Header

spot_img

Bashkimi përballet sonte me Anwilin në kualifikimet e FIBA Europe Cup

spot_img
spot_img

Sonte në Prizren zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme për basketbollin kosovar për sivjet.

Nga ora 19:00, ekipi i Bashkimit do të përballet me Anwil Włocławek në kuadër të kualifikimeve për FIBA Europe Cup, sfidë e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në ArtSport 1.

Anwil është një prej skuadrave më të njohura dhe më të suksesshme në basketbollin polak, me shumë tituj kampioni dhe paraqitje të rregullta në arenën ndërkombëtare. Për “Portokallinjtë” e Prizrenit, kjo ndeshje është një sfidë e madhe dhe një mundësi për të dëshmuar potencialin e tyre përballë një rivali me traditë dhe ata sot debutojnë në një garë të tillë evropiane.

Kualifikimet në këtë garë luhen me sistem vajtje-ardhje, që do të thotë se pas ndeshjes së sotme në Prizren, përballja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Poloni. Fituesi me koshdallim nga dy ndeshjet, do të sigurojë vendin në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme