Under Header

spot_img

Vdes ish-gjyqtari i basketbollit kosovar, Remzi Ramadani

spot_img
spot_img

Ka ndërruar jetë ish-gjyqtari i mirënjohur Remzi Ramadani, i cili për vite të tëra kontribuoi në sportin e basketbollit tonë.

Ramadani ishte pjesë e gjeneratës së sakrificës, duke referuar ndeshje të rëndësishme në periudha të vështira, si para ashtu edhe pas luftës. Pas përfundimit të karrierës së tij si gjyqtar aktiv, ai vazhdoi kontributin në basketboll si vëzhgues i ndeshjeve në garat vendore, duke dhënë shembull me përkushtimin e tij.

AsistiOnline.com u shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të përzemërta për familjen Ramadani, miqtë dhe të afërmit, duke ndarë dhimbjen për humbjen e një personaliteti që la gjurmë në sportin kosovar.

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme