Under Header

spot_img

Fillon sezoni për Maxhunin e Spahiun në ligat kombëtare, Osmani bëri paraqitje mbresëlënëse

spot_img
spot_img

Dy shqiptarë të basketbollit evropian nisin këtë fundjavë, e tjetri veçse e ka nisur edicionin e ri në kampionatet elitare të Francës dhe Turqisë.

Edon Maxhuni me Gravelines Dunkerque do të debutojë në Superligën franceze në një sfidë të vështirë në shtëpi ndaj Paris Basketball, skuadër e cila këtë vit garon edhe në Euroligë.

Për playmakerin kosovar, ky do të jetë një test i rëndësishëm për të treguar formën e tij në një prej ligave më të forta të kontinentit.

Ndërkohë, Kenan Spahiu dhe Bahcesehir startojnë sezonin në Superligën turke duke pritur Galatasaray-n. Për Spahiun, kjo ndeshje pritet të jetë sfidë e madhe, pasi përballë do të ketë një nga klubet më të traditës në basketbollin turk.

Ndërkohë, një tjetër basketbollist shqiptar ka dhënë sinjale të forta në parket. Erxhan Osmani me Anadolu Efesin kontribuoi ndjeshëm në fitoren 90-76 ndaj Esenler Erokspor. Qendri i Kosovës luajti 23 minuta, duke shënuar 14 pikë, kapur 7 topa nën tabelë dhe shpërndarë 2 asistime.

Fillimi i mbarë i Osmanit dhe duelet e vështira që presin Maxhunin e Spahiun e bëjnë këtë fundjavë mjaft interesante për ndjekësit e basketbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme