Under Header

spot_img

Spahiu me Bahcesehirin e nisin me fitore ndaj Gallatës

spot_img
spot_img

Basketbollisti kosovar Kenan Spahiu ka bërë paraqitjen e tij të parë këtë sezon në Superligën e Turqisë, duke ndihmuar ekipin e Bahcesehir të fitojë ndaj Galatasaray me rezultatin 93-86.

Spahiu luajti 19 minuta, ku shënoi 8 pikë, mori 1 kërcim, dha 1 asist, realizoi 1 vjedhje topi dhe humbi vetëm 1 top.

Sivjet, Bahcesehir drejtohet nga trajneri serb Marko Barac dhe do të marrë pjesë edhe në Euro Cup, duke i ofruar Spahiut mundësinë të përballet me ekipe evropiane dhe të zhvillojë më tej karrierën e tij.

Ky fillim i suksesshëm tregon se Kenan Spahiu mund të ketë një rol të rëndësishëm në sezonin e ri të klubit turk. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme