Under Header

spot_img

Rashica me Buyukcekmece e nisin sot sezonin e ri në Superligën e Turqisë

spot_img
spot_img

Superliga e Turqisë në basketboll nis sot edhe me një interesim për sportdashësit kosovarë, pasi trajneri nga Prishtina, Andin Rashica, këtë edicion do të jetë pjesë e stafit të ekipit Büyükçekmece si ndihmës-trajner.

Skuadra e tij do të luajë ndeshjen e parë të stinorit të ri në udhëtim ndaj Trabzonsporit të rikthyer në elitën turke sivjet, një sfidë që pritet të jetë e vështirë për fillimin e garave.

Në stafin e Büyükçekmece ndodhet edhe një tjetër emër i njohur për basketbollin kosovar – turku Tuncaj Bostanci, i cili më herët ka qenë trajner i Proton Cable Prizrenit. Ai këtë sezon do të punojë po ashtu si ndihmës-trajner, duke formuar një dyshe bashkëpunimi me Rashicën.

Vlen të ceket se trajneri kosovar edhe në sezonin e kaluar punoi tek skuadra tjetër turke Manisa.

Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e Andin Rashicës, i cili pas përvojave të tij në basketbollin kosovar po e shtrin rrugëtimin e tij profesional edhe në një nga ligat më të forta të rajonit. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds