Under Header

spot_img

KB Policia e Kosovës po stërvitet intenzivisht para sezonit debutues në garat e FBK-së

spot_img
spot_img

Klubi i ri i basketbollit KB Policia e Kosovës është themeluar këtë vit dhe pritet të marrë pjesë në edicionin e ri të Ligës së Dytë të Kosovës. Ky është një projekt i veçantë, pasi ekipi përbëhet tërësisht nga lojtarë që janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Trajner i skuadrës është emëruar Gazmend Merovci, ndërsa postin e drejtorit të klubit do ta mbajë Arsim Rashica. Të dy së bashku po udhëheqin procesin e organizimit dhe përgatitjeve të ekipit për sezonin që po afrohet.

KB Policia e Kosovës ka filluar stërvitjet me synimin për të qenë konkurrues në garën e re, ndërsa përveç aspektit sportiv, ky projekt shënon edhe një formë të re të angazhimit të policëve në aktivitete sportive dhe komunitare.

Me hyrjen e tyre në Ligën e Dytë, basketbolli kosovar fiton një skuadër tjetër që pritet të sjellë frymë të re dhe histori interesante në arenën vendore. /AsistiOnline.com/

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe persona që luajnë volejboll

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds