Under Header

spot_img

Nga Bergen në Prishtinë: kush është Gimle Basket?

spot_img
spot_img

Gimle Basket është një klub me traditë nga Bergen, Norvegji, dhe është themeluar në vitin 1972.

Gimle është bërë emër i njohur në basketbollin norvegjez, jo vetëm në kampionatin vendas BLNO, por tani edhe në skenën ndërkombëtare përmes pjesëmarrjes në European North Basketball League (ENBL).

Ata kanë fituar titullin kampion të Norvegjisë tri herë – në vitet 2014, 2022 dhe 2023, duke e ngritur reputacionin e tyre si klub në skenën skandinave.

Gimle është bërë klubi i dytë nga Norvegjia që hyn në ENBL. Në kampionatin vendor BLNO, Gimle sezonin e kaluar zuri vendin e dytë pas Fyllingen. Ajo është një skuadër që përfaqëson sfidë të vërtetë për Prishtinën, jo vetëm për faktin që vjen me ambicie dhe vizion për të treguar veten në ENBL, por edhe sepse ka një përbërje me lojtarë të mirë dhe një trajner që e njeh mirë ambientin lokal.

Skuadra

Gimle ka ndërtuar një përbërje që përzien lojtarë vendas me përforcime që ndërkombëtarisht sjellin cilësi.
Ndër emrat që duhet pasur parasysh është Sigurd Lorange, një lojtar që shënon shumë pikë dhe që rikthehet në Norvegji pas disa viteve në SHBA. Reidar Greve është një tjetër basketbollist që kaloi sezonin e kaluar jashtë vendit dhe tani është rikthyer për të forcuar skuadrën.Në skuadër është edhe Elias Demoniere, i cili konsiderohet si një prej talenteve të rinj më premtues të ekipit.

Në rosterin 2025-2026 shihen edhe emra si J. Odfjell, J. Johnson dhe M. Savić, të cilët ndihmojnë në rotacion.

Ylli i ekipit

Një nga figurat që spikat te Gimle është pa dyshim Sigurd Lorange, i cili ka përvojë ndërkombëtare dhe rikthimi i tij në skenën norvegjeze pritet të jetë me ndikim.
Krahas tij, lojtarët vendas që kanë qëndruar vazhdimisht në ekip dhe ata që marrin ftesa për kombëtaren kontribuojnë shumë në lojën e Gimle-s.

Trajneri dhe stafi

Trajneri kryesor i Gimle është Audun Eskeland, i cili ka luajtur më parë për klubin dhe tani udhëheq skuadrën si trajner. 40-vjeçari, si lojtar, arriti sukses të madh në vitin 2014, kur fitoi titullin kampion me Gimle-n, duke regjistruar mesatarisht rreth 14.9 pikë, 3.5 kërcime dhe 5.4 asistime për ndeshje atë sezon.

Pas karrierës si lojtar, në vitin 2015 ai u bë trajner dhe vazhdon të jetë udhëheqësi i kësaj skuadre. /AsistiOnline.com/

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz që luajnë basketboll, persona që luajnë volejboll dhe teksti

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme