Under Header

spot_img

Kryetari i Komunës pret në takim themeluesit e “Ferizaj Wolves”

spot_img
spot_img

Në Ferizaj është hedhur një hap i rëndësishëm për zhvillimin e sportit të basketbollit, me krijimin e klubit të ri “Ferizaj Wolves”.

Kryetari i Komunës së Ferizajt priti sot në takim iniciatorët e kësaj nisme vizionare, Ergin Grosha – basketbollist elitar i ligave ndërkombëtare dhe bashkërhemeluesit: z.Leonit Tanaj, znj. Iliriana Grosha dhe z. Lum Mitën.

Gjatë takimit, kryetari ofroi mbështetjen e komunës për këtë projekt që synon ringritjen e basketbollit ferizajas, duke theksuar se Ferizaj ka traditë në sport dhe një potencial të madh për ta zhvilluar atë edhe më tej.

Krijimi i “Ferizaj Wolves” shihet si një hap i madh drejt gjallërimit të skenës sportive në qytet, duke ofruar mundësi të reja për të rinjtë dhe duke rritur rolin e basketbollit si sport bashkues për komunitetin. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme