KBF Peja 03 vazhdon të përforcohet fuqishëm në prag të edicionit të ri, ku përveç garave vendore do të debutojë edhe në arenën evropiane, në EuroCup.
Ekipi pejan ka zyrtarizuar tri transferimet e fundit, duke afruar basketbollistet e huaja me shumë përvojë, Clara Mertz, Salimata Koita dhe Iggy Allen.
Këto tri përforcime pritet t’i japin dimension shtesë skuadrës, e cila tashmë ka ndërtuar një grup konkurrues për të synuar rezultate të larta në të dy frontet.
Përveç lojtareve të reja amerikane, Peja 03 më herët ka afruar emra të njohur të basketbollit kosovar si Arbnore Percuku, Diedona Halitaj dhe Enisa Kamerolli, ndërkohë që në radhët e veta i ka shtuar edhe Adrienne Godbold, Etna Rexhepin dhe disa të huaja të tjera.
Me këto lëvizje, Peja 03 po konfirmon ambicien për të qenë forcë e pakapërcyeshme në basketbollin e Kosovës dhe për të përfaqësuar denjësisht vendin në EuroCup, duke sjellë emocione të reja për tifozët pejanë dhe basketbollin e femrave në përgjithësi. /AsistiOnline.com/