Ligji i Sponsorizimit vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore të financimit për klubet e basketbollit në Kosovë, duke u mundësuar atyre mbështetje më të madhe financiare për zhvillimin e aktiviteteve sportive.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga kryetari drejtori i Agjencisë për Sport të Kosovës Fidan Shatri, deri në muajin shtator 2025, disa prej klubeve më të mëdha të Superligës kanë përfituar shuma të konsiderueshme.
Në krye të listës qëndron Golden Eagle Ylli, me një shumë të përfituar prej 1,109,500 eurosh, duke u konfirmuar si klubi me mbështetjen më të madhe nga ky ligj.
Pas tij renditet KB Trepça me 817,000 euro, ndërkohë që KB Sigal Prishtina ka siguruar 410,000 euro.
Lista vazhdon me KB Bashkimi, që deri më tani ka përfituar 386,000 euro.
Këto shifra dëshmojnë ndikimin e drejtpërdrejtë që ka Ligji i Sponsorizimit në forcimin financiar të klubeve dhe krijimin e kushteve më të mira për garim, organizim dhe zhvillim të sportit të basketbollit në vend. /AsistiOnline.com/




