Under Header

spot_img

Tekele Cotton shënon në sekondat e fundit, Vienna debuton me fitore në ABA Ligë

spot_img
spot_img

Skuadra austriake BC Vienna e ka nisur me fitore aventurën e saj debutuese në ligën më të fortë rajonale në Ballkan – ABA Liga.

Austriakët fituan me vetëm 1 pikë dallim 85-84 ndaj Ilirijës sllovene dhe atë 3 sekonda para fundit, falë shënimit me ‘floater’ të ish lojtarit të Trepçës në stinorin e kaluar Tekele Cotton.

Gregory Glas ishte më i dalluari te Vienna sonte me 27 pikë, gjersa dy ish lojtarët e Trepçës, Tekele Cotton e Sammy Hunter, shtuan nga 8 pikë, derisa në të njejtin ekip me ta luan edhe ish lojtari i Prishtinës poashtu në sezonin e kaluar Rashid Mahallbashiç i cili sonte kishte 6 pikë e 5 kërcime në 16 minuta lojë.

Te Ilirija ish lojtari i Bashkimit në sezonin e kaluar Wendell Green Jr, ishte më i dalluari me 21 pikë, 8 asiste e 3 kërcime por s’mjaftoi për fitore.

Edhe Vienna edhe Ilirija, sivjet janë ekipe debutuese në ABA Liga. /AsistiOnline.com/

 

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds