Under Header

spot_img

Kampionati më atraktiv në dy dekadat e fundit po starton

spot_img
spot_img

Edicioni i 32-të i basketbollit të pavarur kosovar nga viti 1991/92 po fillon.

Superndeshja midis Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, dy skuadrave që kanë bërë shumë investime sivjet dhe në radhët e veta kanë sjell dy strategë nga elita e basketbollit grek, të dytë emra të njohur, Fotis Takianos dhe Michailis Kakiouzis.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.Suharekasit kanë angazhuar Takianosin, tashmë emrin e njohurin për opinionin e basketbollit kosovar i cili me 2017 ka udhëhequr Bashkimin dhe 2021 Rahovecin kurse pas Rahovecit u kthye në elitën greke si trajner i Larisës dhe u shpall trajner i vitit 2022. Vitin e kaluar Takianos udhëhoqi skuadrën Maroussi.

Nga ana tjetër, skuadra më e trofeshme e gjitha kohëve e elitës tonë, Sigal Prishtina sivjet Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz që luajnë basketboll dhe teksti që thotë "PRISHTINA PRIS IS GHTINA NEPTUN" po hynë me ambicie të mëdha , duke rindërtuar skuadrën dhe për ktë e ka angazhuar një emër shumë të madh të baskletbollit grek, Michalis “Mika” Kakiouzis. Fituesi i medaljes së artë në Eurobasket 2005 me Greqinë, nënkampion bote në Botërorin Japonia 2006 , kampion i shumëfosht në Itali, Greqi e Turqi, lojtarë i famshëm i Euroligës i cili is trajner ka dominuar viteve të fundit në kampionatin e Qipros, sivjet i është bashkuar prishtinasve me projektin e rikthimit të bardh e kaltërve në shtigjet e suksesit dhe të famës së dikurshme.
Por, nuk janë vetëm këta dy supertrajner që sivjet do ta bëjnë elitën e basketbollit kosovar të shkëlqyeshme.

Po shkojmë tek kampionia dhe nënkampionia.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, persona që luajnë volejboll, njerëz që luajnë basketboll dhe tekstiPa dyshim se, emri kryesor është Adis Beqiragiqi, trajneri i cili po e dominon basketbollin kosovar viteve të fundit dhe për 5 vjet fitoi 11 trofe.Nga shkurti 2020 kur erdhi në Kosovë dhe me Pejën e fitoi Kupën e Kosovës para se të ndodhte COVIDI, në vazhdim iu bashkua Golden Eagle Yllit me të cilin arriti sukseset historike dhe më pas kaloi te Trepça të cilës ia ktheu shkëlqimin, në fakt ishte arkitekt i periudhës më të lavdishme të basketbollit mitrovicas duke i sjell 7 trofe prej tyre 2 tituj kampioni rresht. Përndryshe , Beqiragiqi është edhe selektor aktual i Bosnjës me të cilën ka arritur suksesin historik duke u kualifikuar në të tetën e finales së Eurobasketit 2025.

Nënkampionin aktual Bashkimin tashmë e kemi parë në aksion me Anwillin në Prizren ku trajneri i njohur malazez Igor Jovoviq tashmë pati debutimin e tij të suksesshëm dhe me portokallinjtë do të garoj në FIBA Europe Cup duke dëshmuar se ka kompnuar një ekip të shklëlqyeshme e cila po luan basketboll të bukur, të shpejtë e ofensiv por edhe me mbrojtje të fortë e agresive.

Kampioni dhe fituesi i Kupës së malit të Zi me Buduqnostin e Podgoricës, Jovovqi është trajner me përvojë edhe në Bundesliga ku tahs skuadrën e fuqishme Mittleduetcher e kishte inkuadruar në elitën gjermane, pastaj ishte asistent në Bayern në Euroligë dhe udhëhoqi ekipin e fuqishëm Telekom nga Bonni.

Mund të jetë një imazh i 1 person, Duke luajtur basketboll, loja e tenisit dhe teksti

Kampionia e edicionit 2023 dhe skuadra e tretë më e trofeshme kosovare e gjitha kohëve, Peja , sivjet ka angazhuar trajnerin amerikan që ka bërë karrierë të bujshme në Finlandë ku ka fituar 3 tituj kampioni, ka inkuadruar nga Liga e parë në superligë disa skuadra dhe në shtetin i cili sivjet zuri vendin e katërt në Evropë ka bërë nam dhe famë.

 

 

 

Vëllaznimi, skuadra e cila vitin e kaluar ishte befasia më e këndshme e elitës së basketbollitPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm. tonë dhe e cila fitoi Ligën Unike dhe trofeun e parë të pasluftës dhe të parinë pas plot 29 viteve, ktë suksese e arriti fal ekspertit kroat, Jerenimo Sharin, t’i bashkohet karvanit të trajnerëve të shkëlqyeshëm të elitës tonë.

 

 

May be an image of 8 people, people playing basketball and textBora, debutuesja në elitën e basketbollit kosovar edicionin e kaluar, tashmë është konsoliduar dhe sivjet ka angahzuar Ljubomir Minqevin, ish seleketorin e Bullgarisë të cilin e njohim tashmë në Kosovë edhe si trajner të Trepçës , kampion i shumëfisht në Bullgari me përvojë të madhe.

 

Krejt në fund, litsnë e përmbyllim me debutuesin në elitën e basketbollit tonë Grapelandin Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz që luajnë basketboll që sivjet u inkuadrua në elitë dhe ditë më parë ndryshoj emrin në Rahoveci 029 dhe i cili udhëhiqet nga i vetmi trajner vendor , Bujar Loci, trajneri i shumë skuadrave të elitës tonë dhe ish selektori i Kosovës i cili arriti suksesin e parë historik ndërkom,bëtar në Aleksandria 2005 duke mpsohtur asokohe kur nuk ishim të pranuar, kombëtaret si Egjipti, kampione e Afrikës dhe Rumania që asokohe ishte në top 30 të FIBA Botës.

Me një fjalë…sivjet beteja ndërmjet strategëve në Procredit Superligë do të jetë e hatashme.

Me qëllim ju përmenda vetëm trajnerët sepse ka 20 vite që sskuadrat nuk kanë investuar kështu në trajner kualitativ dhe si thotë ajo fjala e urtë popullore “peshkut i vjen era nga koka” …kësaj here peshkut apo basketbollit kosovar, në fillim po i vjen era misk dhe shenjat janë tepër pozitive, aq më tepër që skuadrat përfoircimet i kanë bërë me kohë dhe si kurrë më parë, të gjitha skuadrat përgatitjet i kanë filluar para gati 2 muajve dhe me kohë

Kur kësaj ja shtojmë edhe lojtarët kualitativ të angazhuar nëpër ekipe, nuk gabohemi nëse e themi se sivjet mund të presim njërin prej kampionateve më kualitative, më të nxehta dhe më dramatike që nga periudha e artë 2002 – 2007.

Pa dyshim se sivjet do të kemi rivalitet të madh dhe basketboll kualitativ dhe e vetmja gjë e cila na e ka prish disponimin është politika dhe këto zgjedhjet komunale që kanë m,e ndiku në ndërprerjen e garave për 2-3 javë.

Sidoqoftë, edicioni i shumëpritur i elitës së basketbollit kosovar po fillon ktë vikend me një derbi të shtunën , nga ora 19 në Suharekë me duelin Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina , për të vazhduar të dielën me tri ndeshje

Nga ora 17 në Sezai Surroi , Vëllaznimi – Bashkimi (për shkak se Shani Nushi në Gjakovë është i zënë) dhe nga ora 17 në Prishtinë, Bora e pret Rahovecin në derbin e dy skuadrave që sivjet luftojnë për Play Off së bashku me Vëllaznimin.

Xhiro parë përmbyllet me super ndeshjen Trepça – Peja në Minatori nga ora 19

Pra, një start super interesant i edicionit të ri…të 32-tit të pavarur nga viti 1991/92 , duke mos numëruar tri edicionet e anuluara, 97/98 dhe 98/99 për shkak të luftës dhe 2019/20 për shkak të COVID-it.

Përndryshe, pas luftës , ky është edicioni 26.
Na qoftë për hajr të gjithëve dhe u knaqëshim si kurrë më parë me basketboll , defintivisht sportin më të shikuar në vendin tonë kurse gjitha këto kënaqësi mund ti shikoni direkt në Artmotion.

KAMPIONËT E KOSOVËS
1. 1991-92 Prishtina
2. 1992-93 Trepça
3. 1993-94 Peja
4. 1994-95 Peja
5. 1995-96 Peja
6. 1996-97 Drita
97/98 dhe 98/99 nuk janë zhvilluar për shkak të luftës
Kampionët e pasluftës (M)
7. 1999-2000 Trepça
8. 2000-01 Trepça
9. 2001-02 Prishtina
10. 2002-03 MEB Prishtina
11. 2003-04 Kastrioti (LPBK Dukagjini)
12. 2004-05 Mabetex
13. 2005-06 Sigal Prishtina
14. 2006-07 Sigal Prishtina
15. 2007-08 Sigal Prishtina
16. 2008-09 Sigal Prishtina
17. 2009-10 Sigal Prishtina
18. 2010-11 Sigal Prishtina
19. 2011-12 Trepça
20. 2012-13 Peja
21. 2013-14 Sigal Prishtina
22. 2014-15 Sigal Prishtina
23. 2015-16 Sigal Prishtina
24. 2016-17 Sigal Prishtina
25. 2017-18 Bashkimi
26. 2018-19 Z Mobile Prishtina
2019-20 i ndërprerë (COVID-19)
27. 2020-21 Golden Eagle Ylli
28. 2021-22 Golden Eagle Ylli
29. 2022-23 Peja
30. 2023-24 Trepça
31. 2024-25 Trepça. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme