Under Header

spot_img

Superliga nis sonte me një super ndeshje, Golden Eagle Ylli e pret Prishtinën

spot_img
spot_img

Superliga e Kosovës në Basketboll nis sot me një super-ndeshje.

Stinori i ri nis me dy skuadra që kanë rivalitet të madh mes vete në vitet e fundit.

Golden Eagle Ylli dy herë kampion i Kosovës në dekadën e fundit dhe në 50 vjetorin e themelimit, do ta nis edicionin 2025/26 si vendas, duke e pritur në ”13 Qershori” skuadrën më të trofeshme kosovare dhe mbarëshqiptare – Sigal Prishtinën.

Të dyja ekipet janë përforcuar maksimalisht para fillimit të stinorit, dhe të dyja ekipet i kanë trajnerët grekë. Ylli me Fotis Takianos e Prishtina me Michalis Kakiouzis, dy emra të dëshmuar në basketbollin grek dhe që premtojnë spektakël me ekipet e tyre.

Sfida e sontme fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion/Kujtesa.

Tri duelet e tjera nga xhiro e parë e Superligës së Kosovës luhen nesër.

Bora – Rahoveci 029

Vëllaznimi – Bashkimi

Trepça – Peja

/AsistiOnline.com/

 

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme