Këtë vikend ka nisur edicioni i ri i Superligës së Kosovës te Femrat.
Skuadra e Junior 06 e nisi me humbje këtë stinor duke u mposhtur nga Penza 90-80, por diçka tejet pozitive doli nga kjo ndeshje.
Plot 7 lojtare të reja ishin në rosterin e klubit prizrenas të drejtuar poashtu nga një trajner i ri – Arbër Rushiti.
Nga Junior 06 po paralajmërojnë se këto lojtare të reja sivjet përveç minutazhit do të kenë edhe përgjegjësi dhe do të fitojnë përvojë në moshë të re në Superligë.
Ky është viti i dytë për ekipin prizrenas në Superligë.