Under Header

spot_img

Zara e Kroacisë me tre të huaj e mposht në Beograd Yllin e Kuq që luan në Euroligë

spot_img
spot_img

Skuadra e madhe kroate Zara, por që prej dekadash e ka humbur shkëlqimin evropian që e kishte dikur, sonte e ka arritur një fitore madhështore në Ligën e fuqishme rajonale ABA.

Ekipi i Daniel Jusupit ka triumfuar sonte ndaj Yllit të Kuq (Crvena Zvezdës) dhe atë në mes të Beogradit me rezultat final 79-85.

Vladimir Mihailovic me 21 pikë, Karlo Zganec me 18 dhe Beau Beach me 14 pikë e 10 kërcime, u dalluan sonte te Zara.

Kjo e fundit luan rregullisht me vetëm nga 2 e maksimum 3 lojtarë të huaj në këtë garë rajonale, derisa Ylli i Kuq luan rregullisht në Euroligë dhe dihet fuqia e tyre, sportive dhe financiare (sivjet 20 milionë euro buxhet).

Kjo fitore e Zarës i dëshmon kualitetet e mëdha të kroatëve në basketboll, derisa sipas informacioneve të sigurta të AsistiOnline.com, paga maksimale në basketbollin vendor kroat shkon në 2 mijë e 500 deri në 3 mijë euro. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds