Under Header

spot_img

25 herë buxhetin më të ulët: Vazhdon jehona e fitores së Zarës ndaj Zvezdës, tifozët serbë i duartrokitën

spot_img
spot_img

Fitorja befasuese e Zadrës ndaj Crvena Zvezdës në Beograd ka bërë jehonë në mbarë Evropën, duke u cilësuar si një nga rezultatet më të bujshme të sezonit në ABA Ligë.

Skuadra kroate, me një buxhet rreth 25 herë më të vogël se gjiganti serb — që operon me rreth 20 milionë euro kundrejt 700-800 mijë eurove të Zadrës — arriti një triumf që sfidon logjikën financiare të basketbollit rajonal.

Në “Aleksandar Nikoliq Hall”, ku zakonisht dominon Zvezda, këtë herë u duartrokit Zadra. Pas ndeshjes, trajneri legjendar Danijel Jusup foli me emocion për momentin e veçantë që përjetoi:

“Vura re duartrokitjet e audiencës, zemra ime ishte e ngrohtë sepse e di që audienca e Beogradit është mësuar në nivel evropian dhe mund të njohë disa vlera të basketbollit. Duartrokitjet në sallën e ‘Aleksandar Nikoliqit’ kanë një peshë të veçantë dhe të gjithë krenohemi me këtë – do të thotë shumë për ne!”, u shpreh Jusup.

Fitorja e Zadrës është shembull klasik i forcës së organizimit, shpirtit dhe përkushtimit, që shpesh vlen më shumë se milionat e buxhetit.

Ndërkohë, mediat në Kroaci, Serbi dhe vende të tjera të Evropës kanë vlerësuar këtë sukses si një dëshmi se edhe me pak, mund të arrihet shumë — nëse në parket hyn me zemër. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds