A ka mënyrë më të bukur se sa të debutosh në elitën e basketbollit kosovar me fitore.
Kte e bëri trajneri Bujar Loci me Rahovecin 029 të dielën në kryeqytet duke triumfuar me rezultat 95:84 kundër Borës për të cilin është ky edicioni i dytë në elitë
Ish selektori i Kosovës që ka arritur sukses historik 2005-tën në debutimin e Kosovës së pavarur në ndonjë turne ndërkombëtar, në Aleksandria 2005 një gjë të ngjashme e bëri 20 vite më vonë me vreshtarët të cilët pikërisht Bujar Loci i riktheu në elitë dhe kështu qytetit me palestrën më të bukur në vend, Mizahir Isma ia ktheu kënaqësit e elitës së basketbollit kosovar
Ekipi me emrin Grapeland apo Toka e Rrushit në gjuhën tonë të ëmbël shqipe, e ndërroi emrin ditë më parë në Rahoveci 029 dhe që në start befasoi këndshëm me lojë e rezultat
Loci e mposhti ish sleketorin e Bullgarisë dhe ish trajnerin e Trepçës Ljubo Minqevin duke dhënë sinjal se sivjet kjo skuadër do të jetë arrë e fortë.
Te rahovecianët komplet pesëshja e parë shënoi pikë dyshifrore madje tre prej tyre realizuan 23 apo më shumë pikë.
Lider i skuadrës në kte fitore historike ishte fundori Kentrell Pullian me 24 pikë, 6 kërccime e 6 asistime fenomenale i ndihmuar nga qendra masive Fillbert Ëeeks me 23 pikë e 7 kërcime dhe i rikthyeri në Kosovë, Isiah Umpig ish pejani që shtoi 23 pikë, 8 kërcime, 3 asistime e 3 topa të vjedhur.
Të shkëlqyeshëm ishin edhe vendorët, ku Fisnik Rugova kontribuoi me double double prej 11 pikëve e 11 kërcimeve kurse përpak sa një tjetër dyshifror të dyfishtë nuk e shtoi edhe kapiteni Bradh Rexha i cili në rikthimin e tij pas lëndimit luajti me 12 pikë e 8 kërcime duke shtuar edhe tri asisime e 3 topa të vjedhur.
Te vendasit e Borës i vetmi që ia vlen të përmendet është kapiteni Adem Mekiq që luajti me double double prej 17 pikëve e 13 asistimeve duke shtuar edhe 5 kërcime e 3 topa të vjedhur
Rahoveci ka dominuar pothuaj gjatë tërë kohës dhe ka pasur epërsi maksimale deri në 21 pikë
Dominimi në kërcime sidomos në kërcime në sulm dhe shënimi pas kërcimeve në sulm nga rastet e dyta apo second chance points , si dhe dominimi absolut i shënimeve në brendi të trapezit 60 pikë përkundër vetëm 40 të nikoqirëve ishin elemtn vendimtar.
Po ashtu edhe konkretizimi i kundërsulmeve pas topa të humbur të kundërshtarit ishte në favor të rahovecianëve të cilët patën efikasitet të jashtëzakonshëm për dy pikë duke qëlluar 35 nga 54 tentimet apo 64%.
Megjithatë, pikë e dobët të cilën duhet ta përmirësojnë ishin gjuajtjet e lira prej nga huqën 14 tentime , që është tepër shumë …pasi qëlluan vetëm 10 nga 24 gjuajte të lira kurse treshet ishin një tjetër pikë neuralgjike pasi realizuan vetëm 5 nga 17 tentime
Sido që të jetë…ishte ky një debutim i ëndërrave dhe fantastik i rahopvecianëve të cilët me rikthimin në elitë e rikthyen edhe hijeshin dhe pa dyshim se e rikthyen edhe atmosferën e zjarrtë në Mizahir Isma, palestrën më të bukur në vendin tonë.
Mezi po pres të kthehem me komentime në ktë palestër dhe qytetin i cili e ka traditë mikëpritjen dhe e do me shpirtë basketbollin. /AsistiOnline.com/


