Under Header

spot_img

Paraqitje historike për KBF Peja 03 – skuadra kosovare sonte debuton në garat evropiane

spot_img
spot_img

Një ditë historike për basketbollin e femrave në Kosovë!

Sonte, skuadra KBF Peja 03 do të bëjë debutimin e saj në arenën ndërkombëtare, duke u bërë vetëm ekipi i dytë nga Kosova që merr pjesë në fazën e rregullt të garave evropiane.

Pejanet i pret një sfidë e madhe në Republikën Çeke, ku nga ora 19:00 (sipas kohës lokale) do të përballen si mysafire me skuadrën vendase DSK Levhartice Chomutov, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Ky debutim nuk është vetëm një hap i madh për klubin pejana, por edhe një moment krenarie për gjithë basketbollin kosovar të femrave.

Ekipi nga “Karagaçi” është përgatitur me seriozitet për këtë aventurë ndërkombëtare, duke realizuar një sërë përforcimesh të rëndësishme si nga lojtarët vendase ashtu edhe të huaja, me synimin që të jetë sa më konkurrues në Evropë.

Peja 03 synon që të kalojë grupin dhe të sigurojë vazhdimin në fazën tjetër të garave, gjë që do të ishte një arritje historike për klubin dhe për basketbollin e femrave në vend.

Të gjitha sytë e dashamirësve të sportit kosovar do të jenë sonte drejt Çekisë, ku Peja 03 do të kërkojë ta shkruajë një kapitull të ri në historinë e basketbollit të Kosovës. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds