Under Header

spot_img

Peja 03 shkruan historinë e basketbollit kosovar femëror, triumfon ndaj ekipit çek në EuroCup

spot_img
spot_img

Sukses i jashtëzakonshëm për basketbollin e femrave në Kosovë! Ekipi i KBF Peja 03 ka shkruar histori sonte duke arritur fitoren e parë të një skuadre kosovare në garat prestigjioze të EuroCup Women.

Pejaneve iu buzëqeshi fitorja në ndeshjen debutuese të fazës së grupeve, ku triumfuan ndaj skuadrës çeke Chomutov 65-73, duke e nisur në mënyrën më të mirë garën e dytë më të fortë të basketbollit evropian për klube.

Lojtarja më e dalluar e ndeshjes ishte Eve Wembanyama me 27 pikë, ndërsa kontribut të vlefshëm dha edhe Jacaira Allen, e cila shënoi 18 pikë dhe shkëlqeu në fazën mbrojtëse.

Te Peja 03 sonte u dalluan edhe Dazia Lawrence me 16 pikë, si dhe Kirsty Bown me 7 e Adrienne Godbold me 5 të tjera.

Pas këtij suksesi të madh, Peja 03 tash përgatitet për ndeshjen e dytë të grupit, që do ta zhvillojë më 16 tetor në Lituani ndaj ekipit të fuqishëm Kibirkstis-TOKS.

Një hap i madh përpara për sportin e femrave në Kosovë dhe një natë që do të mbahet mend gjatë në historinë e basketbollit tonë. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds