Erxhan Osmani ka shkëlqyer në xhiron e tretë të Euroligës.
Basketbollisti me prejardhje shqiptare ishte fantastik në 35 minuta lojë me 21 pikë, 5 kërcime e 2 asiste, por që s’mjaftoi për fitoren e skuadrës së tij.
Anadolu Efesi u mposht nga Partizani 93-87, por duhet cekur se paraqitja e Erxhanit në Beograd sonte ishte fantastike.
Shqiptari edhe një herë tjetër i dëshmoi cilësitë e tij në nivelin më të lartë të basketbollit evropian.
Efesi ka 1 fitore e 2 humbje në sezonin e ri të Euroligës, derisa Partizani ka 2 fitore e 1 humbje. /AsistiOnline.com/