Pas ditës së parë të ndeshjeve të stinorit të rregullt në EuroCup Women, faqja zyrtare e garës së dytë më prestigjioze të basketbollit evropian, i ka kushtuar një artikull të veçantë ekipeve fituese të mbrëmjes.
Një pjesë e lajmit i’u është dedikuar edhe Pejës 03, skuadrës kosovare që dje bëri histori me triumfin ndaj ekipit çek – Chomutov.
”Eve Wembanyama ishte gjithashtu në formën më të mirë, teksa shënoi një sukses të paharrueshëm në natën e parë për KBF Peja 03, të cilët fituan 73-65 në një ndeshje të rëndësishme kundër Levhartice Chumutov.
27 pikët e saj rezultuan themeli për fitoren e parë, si dhe një çerek të shkëlqyer të fundit 26-17 që e çoi klubin me bazë në Kosovë në vijën e finishit”, shkruan faqja zyrtare e EuroCup Women.
Të kujtojmë se Eve është motra e yllit francez në NBA – Victor Wembanyama dhe te Peja 03 erdhi si një transfer tejet i bujshëm, madje dje i arsyetoi edhe pritshmëritë. AsistiOnline.com kishte raportuar ekskluzivisht për këtë transfer të klubit pejan.
Peja 03 dje shkruajti histori për basketbollin kosovar, duke realizuar fitoren e parë për ekipet kosovare në këtë garë, pasi më heret ka luajtur edhe Prishtina, por nuk kishte arritur asnjë fitore e Peja 03 e nisi madje që në start me një triumf të ëmbël edhe pse si ekip mysafir. /AsistiOnline.com/
Ekskluzive: Motra e yllit francez në NBA, Eve Wembanyama afër nënshkrimit me KBF Peja 03